Detaje për 1 ton narkotikët e sekuestruara sot në dy fshatrat e Pejës, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Që në orët e para të mëngjesit, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës bashkë me anti-drogën kanë zhvilluar një aksion policor. Ky aksion në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore ishte nisur pas hetimeve të bëra për shumë kohë në kuadër të zhvillimeve që po bëheshin në fshatrat Kliçinë dhe Sferkë të Pejës. E në aksionin…

Lajme

27/09/2024 15:23

Që në orët e para të mëngjesit, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës bashkë me anti-drogën kanë zhvilluar një aksion policor.

Ky aksion në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore ishte nisur pas hetimeve të bëra për shumë kohë në kuadër të zhvillimeve që po bëheshin në fshatrat Kliçinë dhe Sferkë të Pejës.

E në aksionin e sotëm rezultoi që të gjenden dhe sekuestrohen mbi 1 ton narkotikë e llojit “Kanabis”.

Madje shifrat monetare të këtyre narkotikëve thuhet se arrijnë në rreth 5 milionë euro.

Deri më tani nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës nuk janë dhënë detaje shtesë, derisa siç mëson lajmi.net nga ky rast është arrestuar një person i dyshimtë.

I arrestuari në këtë rast theksohet të jetë një shtetas i Shqipërisë.

Në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë të kryhet ende aksioni janë gjetur toka të mbjellura e të përpunuara me fije kanabisi.

Madje aty edhe po jetonin personat të cilat po merreshin me këtë lloj të narkotikëve.

Ky aksion që realisht mund të cilësohet si më i madhi i anti-drogës pas luftës, do të hedh në pah shumë detaje se si erdhi deri tek kultivimi i vazhdueshëm në këtë zonë.

Tashmë zyrtarët policorë janë përkujdesur që një sasi ët madhe të këtyre narkotikëve ta djegin. Aty i është vënë zjarri në mënyrë që ajo të asgjësohet.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë ftuar mediat për një konferencë për media në ora 17:00, pikërisht tek vendi i ngjarjes./Lajmi.net/

Aksioni policor po vazhdon në Pejë- Sekuestrohen mbi 1 ton narkotikë në vlerë rreth 5 milionë euro