Detaje nga vrasja në dasmën në Ferizaj- Arrestohet zyrtari policor
Një dasmë sonte në Ferizaj përfundoj tragjikisht. Jashtë sallës së dasmës i vdekur nga të shtëna me armë zjarri mbeti një burrë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Qazim Reka. Reka bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:25 të mbrëmjes. “Sot me 16.08.2024 , ne…

Lajme
Një dasmë sonte në Ferizaj përfundoj tragjikisht.
Jashtë sallës së dasmës i vdekur nga të shtëna me armë zjarri mbeti një burrë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Qazim Reka.
Reka bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:25 të mbrëmjes.
“Sot me 16.08.2024 , ne ora 19/25 , ne rrugen Engjell Zefi “ ne fshatin Bibaj komuna Ferizaj , ne parkingun e salles se dasmave ,, Fron Pallac “ na ndodhur një vrasje”, ka thënë ai.
Reka tutje është shprehur se i dyshuar është një zyrtar policor i cili ka përfunduar në arrest.
“Me te marr informacionin , menjehere ne vendin e ngjarjes kane dalur njesi policore reaguese dhe hetuesit , sipas informacioneve fillestare i dyshuari per kryerjen e kesaj vrasje eshte nje zyrtar policor , i cili eshte arrestuar , ne lidhje me rastin eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Ferizaj dhe Inspektorati Policor , per informata tjera ju informojme me raport shtese.”, ka thënë ai në një përgjigjie me shkrim.
Incidenti ndodhi për shkaqe të paqarta, teksa zyrtari policor është vetëdorëzuar në polici me të kryer krimin./Lajmi.net