Detaje nga vdekja e 21 vjeçares lehonë, në Gjinekologji arriti e intubuar nga Qendra e Mjekësisë Sportive

Lajmin për vdekjen e 21 vjeçares menjëherë pasi ka lindur me prerje cezariane për lajmi.net e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.

Lajme

10/07/2020 23:12

Ai për lajmi.net shpjegoi se pacientja ishte sjellur në repartin e gjinekologjisë e intubuar pasi kishte probleme me frymëmarrje, shkruan lajmi.net.

“Ajo ka ardhur nga Qendra e Mjekësisë Sportive e intubuar, e kemi futur në operacion. Nuk ka pasur probleme gjatë lindjes, problemet i ka pasur me frymëmarrja, ka ardhur e intubuar. Ne kemi bërë operimin dhe ajo është kthyer përsëri në Qendrën e Mjekësisë Sportive ku ka ndërruar jetë pasi ka qenë e intubuar”, tha Ismajli për lajmi.net.

Vdes një 21 vjeçare me koronavirus menjëherë pas lindjes me prerje cezariane