Detaje nga koncerti artistik i Shkurte Fejzës

Shkurte Fejza do të mbajë koncert artistik.

ShowBiz

07/12/2019 13:47

Shkurte Fejza është një prej emrave më të suksesshëm të estradës shqiptare, e cila tash e sa vite i qëndron besnike skenës muzikore, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, më 23 dhjetor do të mbajë koncert artistik, ku do të këndohet live dhe orkestra do të përbëhet nga 15 persona.

E kontaktuar nga lajmi.net, Gresa Behluli bëri të ditur se koncerti do të mbahet në sallën koncetrale të Klanit.

“Koncerti do të jetë me bileta, ndërsa aty do të këndojmë edhe një duet me mamin”, tha Gresa.

Ajo shtoi se nuk do të ketë artistë të tjerë që do të performojnë në këtë koncert. /Lajmi.net/