Dështon zgjedhja e anëtarit të KPM’së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të zgjedhin një anëtar të bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave, pasi asnjëri nga kandidatët nuk i ka marr votat e mjaftueshme.

Lajme

26/09/2013 11:08

Dy kandidatët që ishin në garë, Driton Qeriqi dhe Besim Zeqiri, nuk i kanë marr votat e duhura. Qeriqi i ka marr 43 vota, ndërsa Zeqiri 27 vota, derisa 19 kanë qenë të pavlefshme, raporton KosovaPress.

Pas këtij dështimi do të hapet konkurs i ri dhe e tërë procedura do të jetë nga fillimi .