Dështon transferimi i Sancho te Man Utd, kjo është arsyeja

8:16 | 17 Maj 2019

Mundësitë e Manchester United për të transferuar talentin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho, janë të vogla.

Me mbetjen jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020, Manchester United ka humbur edhe mundësinë për të nënshkruar me Jadon Sanchon, shkruan ‘Independent’, përcjell ‘lajmi.net’.

‘Djajtë e Kuq’ kishin planifikuar t’i ofrojnë Borussia Dortmundit mbi 100 milionë euro për të riun anglez, por lojtari nuk e sheh si zhvillim të duhur për karrierën e tij pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për sezonin tjetër.

19 vjeçari mund të mbetet te Dortmund edhe për një sezon, me të cilën skuadër do të paraqitej në Ligën e Kampionëve.

Janë edhe Real Madrid, Barcelona dhe PSG që po mendojnë t’i dërgojnë një ofertë të mirë Borussia Dortmundit për Sanchon, që në 42 paraqitje për skuadrën gjermane ka shënuar 17 gola./Lajmi.net/