Dështon transferimi i Mandzukic te Bayerni

Kthimi i propozuar i Mario Mandzukic në Bayern Munich nga Juventus thuhet se ka dështuar.

Sport

18/08/2019 15:16

Mandzukic dukej se ishte duke u rikthyer te Bayern, me një kalim te Manchester United që nuk po ndodhte dhe trajneri i ri i Juve, Maurizio Sarri preferonte Gonzalo Higuain.

Sidoqoftë, Sport Bild tani po raporton se gjigantët gjermanë janë dorëzuar, pasi vendosën të mos bëjnë ofertë, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë, ata janë duke finalizuar një marrëveshje huazimi për anësorin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Tani mbetet për tu parë nëse  Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid do ri-interesohen për 33-vjeçarin.

Bianconeri, ndërkohë, duhet të largojë ndonjë nga gjashtë lojtarët që Maurizio Sarri nuk i dëshiron në skuadër. /Lajmi.net/