Dështon transferimi i Bruno Fernandes te Man Utd – mësohet arsyeja

Manchester United ka dështuar ta afrojë në skuadër mesfushorin portugez, Bruno Fernandes.

Sport

23/01/2020 18:15

‘Djajtë e kuq’ kanë dështuar përsëri që të finalizojnë një marrëveshje për transferimin e anëtarit të Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

Bruno ka qenë prioriteti i Man Utd edhe në merkaton e verës, e edhe gjatë kësaj merkatoje, por, finalizimi i marrëveshjes doli të ishte i pamundur.

Sipas medieve britanike, Sporting Lisbona ka kërkuar rreth 80 milionë euro për kartonin e lojtarit, kërkesë kjo që ka pamundësuar marrëveshjen, transmeton lajmi.net.

Pas këtij dështimi të radhës në merkato, pritet që pakënaqësia e tifozëve me Ed Woodward të rritet edhe më shumë.

United në anën tjetër tashmë ka nisur edhe ofertë drejt Interit, për Matias Vecino, por edhe aty do ta ketë problem punën e finalizimit të marrëveshjes. /Lajmi.net/