Dështon shkëmbimi Spinazzola – Politano: Inter dhe Roma fajësojnë njëra tjetrën

Inter dhe Roma kanë dështuar  të dakordohen për shkëmbimin Spinazzola – Politano.

Sport

17/01/2020 22:15

Matteo Politano nuk është pjesë e planeve të Antonio Conte, dhe Inter po synon të gjej një skuadër për lojtarin.

Një nga opsionet doli të shfaqej Roma, e cila synonte një marrëveshje shkëmbimi, e cila do të përfshinte Leonardo Spinazzolan.

Por, dy skuadrat italiane sot dështuan të mbyllin këtë marrëveshje, kurse fajin për këtë dështim synojnë t’ia veshin njëra tjetrës.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se tensionet janë rritur shumë mes dy skuadrave, dhe kjo rrezikon që të ndikojë edhe në raportet mes dy klubeve në të ardhmen, transmeton lajmi.net.

Roma po akuzon Interin se këta të fundit kanë tentuar të ndryshojnë kushtet e marrëveshjes në minutat e fundit, kurse ‘Nerazurri’ thonë se Spinazzola ishte i dëmtuar.

Mbetet të shihet se si gjithë kjo dramë do të mbyllet në fund. /Lajmi.net/