Dështon seanca për rrahjen ne deputetëve, mungojnë Visar Ymeri e Florin Krasniqi

Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, ka shtyrë seancën për përleshjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

08/02/2016 13:40

Seanca gjyqësore e caktuar për sot për rastin e rrahjes në mes të deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes nuk është mbajtur.

Arsye për dështimin e seancës ishte mungesa e deputetit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tash kryetar i kësaj partie, si një nga të implikuarit në këtë përleshje.

Në seancë mungoi edhe ish deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, i cili nuk gjendet në Kosovë, ndërsa gjykata ka vendosur që lënda për të të veçohet nga aktakuza.

Ky rast gjyqësor ka të bëjë me rrahjen e deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së në vitin 2012 në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në këtë përleshje ishin përfshirë deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e Visar Ymeri, dhe ai i PDK-së, Bekim Haxhiu.