Dështon protesta e thirrur nga banorët e Shipitullës së Obiliqit

Ka dështuar që të mbahet protesta e thirrur nga banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit, kjo pasi në këtë organizim nuk kishin ardhur protestuesit. Kjo protestë e thirrur për të treten herë radhazi ka të bëjë me shpronësimet e tokave të kryera për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në këtë fshat. Në protestat…

Lajme

05/08/2024 11:14

Ka dështuar që të mbahet protesta e thirrur nga banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit, kjo pasi në këtë organizim nuk kishin ardhur protestuesit.

Kjo protestë e thirrur për të treten herë radhazi ka të bëjë me shpronësimet e tokave të kryera për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në këtë fshat.

Në protestat e kaluara banorët që kishin protestuar janë ankuar me procesin e shpronësimit që është duke ndodhur në këtë fshat. EO