Dështon marrëveshja – Daniel Lutz nuk rikthehet në stolin e Pejës
Ka dështuar në momentet e fundit marrëveshja mes KB Peja dhe Daniel Lutz.
Sport
Lutz ishte shumë afër që të rikthehej në krye të stolit të KB Peja, siç edhe raportonte lajmi.net ditë më parë.
Trajneri kroat ka qenë pjesë e Pejës edhe më parë dhe shihej favoriti për të marrë drejtimin te ‘Shqiponjat’.
Megjithatë, Lutz dhe klubi pejan kanë dështuar të finalizojnë marrëveshjen mes tyre, bëjnë të ditur burime të lajmi.net brenda klubit ‘Verdhezi’.
Peja ka bërë disa përforcime së fundmi dhe është në mesin e skuadrave që garojnë seriozisht për titull.
Me Lutz në krye, gjasat do të ishin edhe më të mëdha. Peja tani duhet të mendojë për alternativën. /Lajmi.net/