Dështon manipulimi me pëlqime pro Olta Gixharit në “BBVA”: Produksioni ndryshon formën e vlerësimit

Produksioni i “Big Brother Vip Albania” ka ndryshuar formën e vlerësimit për përformancat e sontme artistike të banorëve. Sipas vendimit fillestar, banori që merrte më shumë pëlqime në videon me përformancën e tij në një show të organizuar sonte, do të fitonte një mori shpërblimesh. Menjëherë pas postimit të videove në Instagram, ndodhi diçka bizare.…

ShowBiz

27/01/2023 23:35

Produksioni i “Big Brother Vip Albania” ka ndryshuar formën e vlerësimit për përformancat e sontme artistike të banorëve. Sipas vendimit fillestar, banori që merrte më shumë pëlqime në videon me përformancën e tij në një show të organizuar sonte, do të fitonte një mori shpërblimesh.

Menjëherë pas postimit të videove në Instagram, ndodhi diçka bizare. Filloi manipulimi me pëlqime, në favor të aktores Olta Gixhari, e cila përformoi një monolog, që edhe ashtu nuk ngjalli ndonjë entuziazëm tek shikuesit, shkruan lajmi.net.

Mjaftonte një kërkim i thjeshtë tek profilet që kanë pëlqyer videon e Gixharit, e të vërehej se ato ishin nga vende të Azisë, Kina, Bangladeshi, apo vende tjera në të cilat ishin hapur këto profile të rreme. Siç duket, krejt kjo po bëhej ose nga të afërmit e aktores Olta Gixhari, ose nga produksioni për të sfiduar videon e përformancës së këngëtarit Luiz Ejlli e cila mori jashtëzakonisht shumë pëlqime e komente, mirëpo nga profile reale.

E Big Brother i Shqipërisë, pas kësaj ka vendosur të ndryshojë formën e vlerësimit. Sfidën do ta fitojë banori/çifti që do të zgjidhet nga vetë banorët.

“Për shkak të sulmeve kibernetike me qëllim blerjen artificiale të klikimeve për performancat, “Big Brother” ka vendosur që të pezullojë votimin dhe të lërë vetë banorët që të zgjedhin performancën e tyre të preferuar”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga “Vëllau i Madh.

Lajmi.net ua sjell raportimin që bëri më herët dhe faktet për manipulimin e madh me pëlqime në favor të Olta Gixharit:

Një rast i paprecedent ka ndodhur në “Big Brother Vip Albania”.

“Vëllau i madh” i ka vënë në një sfidë me njëri-tjetrin banorët. Ata kanë përformuar pika artistike të ndryshme, në një show të organizuar sonte brenda shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Fituesi, siç sqaronte produksioni, do të ishte personi apo çifti që merr më shumë pëlqime apo komente në Instagram dhe të njëjtin e prisnin një mori shpërblimesh.

E këtu filloi gjithë storia bizare. Përformanca e Olta Gixharit në një monolog, si fillim nuk mori as 2 mijë pëlqime e kështu vazhdoi për disa momente.

E këtu filluan dyshimet që mund të vërtetohen fort qartë. Mjafton të futesh në profilet e Instagramit që kanë pëlqyer videon e përformancës së Gixharit, dhe të kuptosh se mbi 90% e të njëjtave janë të rreme, me adresë në Bangladesh apo në vende të tjera të Azisë.

Dallimi vërehet qartë edhe kur bëhet krahasim me videon apo përformancën e njërit prej banorëve që është shndërruar në senzacion, Luiz Ejllit.

Videoja e tij, që në repertuarin e pëlqimeve ka të gjitha profile origjinale, ka mbi 20 herë më shumë komente, ndonëse me numrin e “Likes”, krahasuar me videon e Olta Gixharit, ka thuajse njëjtë.

Manipulimi i pëlqimeve, blerja e tyre apo çfarëdo veprimi të jetë bërë, vërehet qartë edhe në faktin se videoja e Luiz Ejllit ka mbi 1 milion shikime, teksa ajo e Olta Gixharit, ka rreth 200 mijë.

E kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga komentuesit, të cilët me mijëra e kanë vënë në pah këtë manipulim.

Vlen të ceket se edhe videot tjera të këngëtarit Luiz Ejllit marrin dhjetëfish më shumë pëlqime e komente, si dhe përkrahje se ato të aktores Olta Gixharit.

Nuk dihet nëse ky veprim ka ardhur nga produksioni, ndaj të cilit ka pasur shumë akuza për padrejtësi ndaj Luiz Ejllit, apo nga njerëzit e afërt me aktoren Olta Gixhari, e cila shumë lehtë vërehet se nuk ka pëlqim tek shikuesit.

Madje, mbi 90% e shikuesve e fansave, në sondazhet online janë shprehur pro largimit të saj nga shtëpia.. /Lajmi.net/