Dështon De Gea, vjen Casilla
Nëse dështon transferimi i David de Geas nga Manchester United, Real Madrid do ta sjellë portierin e Espanyolit, Kiko Casilla.

Sport
David de Gea është objektivi i parë i Real Madridit për pasardhës të Iker Casillasit.
Portieri i Manchester Unitedit është në negociata me Red Devils për vazhdimin e kontratës së tij në Old Trafford.
Por, Los Blancos nuk e kanë humbur shpresën për transferimin e tij në Santiago Bernabeu.
Sipas “Radio Catalunya”, në rast se dështon ardhja e De Geas, Real Madrid ka bërë gati planin B. E ai është portieri i Espanyolit, Kiko Casilla, i cili ka dalë nga akademia e Realit.