Dështojnë ‘Manchesterat’
Manchester United pësoi disfatën e dytë të njëpasnjëshme në Premierligë duke u mundur në Old Trafford nga West Bromwich Albion me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së gjashtë. Kurse, edhe rivali i qytetit, Manchester City pësoi disfatë të befasishme në udhëtim te Aston Villa, 3-2. Morgan Amalfitano kaloi WBA-n në epërsi pas 54 minutash…
Sport
Manchester United pësoi disfatën e dytë të njëpasnjëshme në Premierligë duke u mundur në Old Trafford nga West Bromwich Albion me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së gjashtë.
Kurse, edhe rivali i qytetit, Manchester City pësoi disfatë të befasishme në udhëtim te Aston Villa, 3-2. Morgan Amalfitano kaloi WBA-n në epërsi pas 54 minutash lojë, por i menjëhershëm ishte reagimi nga United që barazoi rezultatin nëpërmjet Wayne Rooneyt.
Por, Saido Berahino riktheu avantazhin e mysafirëve në minutën e 67-të, të cilin e mbrojtën me sukses pavarësisht insistimit të Unitedit për të shpëtuar nga disfata. Vendasve nuk arriti t’ju ndihmojë as ylli kosovar Adnan Januzaj i inkuadruar në lojë në fillim të pjesës së dytë në vend të Shinji Kagawas. Kjo është humbja e dytë rresht e Unitedit pas asaj nga City 4-1 në xhiron e kaluar.
Por, City nuk e përcolli fitoren ndaj rivalit të qytetit me një tjetër sukses duke u ndalur nga Aston Villa. Yaya Toure dhe Edin Dzeko shënuan për Cityn që ishte në epërsi 1-0 e pastaj edhe 2-1 kur Karim El Ahmadi kishte realizuar për vendasit.
Mirëpo, dy gola të shpejtë në minutat 74 dhe 76 nga Leandro Bacuna dhe Andreas Wimann e fundosën Cityn dhe sollën fitoren e madhe në Villa Park.
Pas këtyre humbjeve, United mbetet në kuotën e 7 pikëve kurse City ka 10.