Dështoi te Real Madrid, ja ku transferohet Mariano Diaz

Mariano Diaz është shënjestra kryesore e Monchi për të forcuar sulmin e Sevillës para se afati i transferimit të përfundojë të hënën.

Sport

28/08/2019 19:46

Operacioni për të sjellë 26-vjeçarin në Andaluzi, megjithatë, është mjaft i komplikuar për shkak të çmimit të tij prej 30 milionë eurosh, si dhe pagës së tij prej pesë milion eurosh në vit.

Sevilla u përpoq të nënshkruante me lojtarin vitin e kaluar nga Lyon, por Los Blancos ndërhyri me një ofertë më të mirë për ta kthyer sërish në Spanjë, përcjell lajmi.net.

Zinedine Zidane nuk është i interesuar për Mariano, i cili ka tërhequr interesimin e disa klubeeve në të gjithë Evropën.

Monchi do të përpiqet ta transferojë si huazim, e cila mund të përfshijë një klauzolë blerjeje verën e ardhshme, por Sevilla duhet të shesë një lojtar për të mbuluar pagën e sulmuesit.

Munas Dabbur, i cili i kushtoi klubit 15 milionë euro në janar, mund të largohej në këmbim të një pagese të konsiderueshme, e cila më pas mund të riinvestohet në blerjen e lojtarit të Real Madrid. /Lajmi.net/