Dështim total, shikoni çfarë ka bërë Alcacer mbrëmë (FOTO)
Paco Alcacer dje është aktivizuar si tullar në ndeshjen ndaj Malagas për shkak se Leo Messi shfaqi probleme shëndetësore, por aktivizimi i tij shkoi si mos më keq.

Sport
Sipas statistikave të raportuara ai ka qëndruar si spektator në fushë për të paktën 31 minuta më radhë. Që nga minuta e 10 e deri në minutën e 41, ai nuk ka prekur qoftë edhe një herë topin.
Ky mund të jetë një rekord unik për Barcelonën, skuadër e cila bazon gjithë lojën e saj te pasimet e shumta dhe kontakti i vazhdueshëm me topin.
Jo rastësisht, lojtari u bë protagonisti i rrjeteve sociale pas sfidës, pasi tifozët e shumtë filluan të talleshin me të se kishte vënë edhe rekordin botëror të “mannequin challenge”, i cili në rastin e tij kishte zgjatur 31 minuta.