Dështim pas dështimi, Man Utd nuk arrin të fitojë ndaj Crystal Palace

Pas 90 minutave lojë as Crystal Palace e as Manchester United nuk kanë arritur të shënojnë ndonjë gol.

Sport

03/03/2021 23:05

Gjatë kësaj ndeshje pamë një lojë shumë të mërzitshme, pa ndonjë rast konkret përveç Mason Greenwood në minutën e 80-të, shkruan lajmi.net.

Në pesë ndeshjet e fundit të Premierligës Djajtë e Kuq kanë katër barazime dhe një fitore.

Theksojmë se ndeshja e ardhshme e Man Utd do të jetë pikërisht ndaj Manchester Cityt më 7 mars.

Këtij barazimi më së shumti do t’i gëzohet Pep Guardiola, pasi skuadra e tij tani është 14 pikë përpara./Lajmi.net/