Dështakët e 2014-ës

Portali “Goal.com” ka publikuar një listë me emrat e futbollistëve që kanë dëshpëruar me paraqitjet e tyre deri më tani gjatë vitit 2014.

Sport

29/10/2014 13:45

FIFA publikoi të martën listën e gjerë të 23 futbollistëve që janë kandidatë për Topin e Artë 2014.

Dhe, për dallim nga yjet e zakonshëm në garë si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, një numër i madh i futbollistëve të mirënjohur mbetën jashtë saj.

Andaj, portali “Goal.com”, ka publikuar një listë me emrat e atyre që kanë dëshpëruar me paraqitjet e tyre deri më tani gjatë vitit 2014.

Ata janë: Mario Balotelli, Dani Alves, Danny Welbeck, Marouane Fellaini, Fernando Torres, Steven Gerrard, Kaka, Laurent Koscielny, Mesut Ozil, Gerard Pique, Shinji Kagawa, Roberto Soldado, Wayne Rooney, Xavi.