Dështakë të famshëm!

Njerëzit e famshëm kanë ‘shpërthyer’ me kalimin e viteve. Fillimisht, një pjesë prej tyre nuk besohej se mund të arrinin diçka në jetë, por me kohë, ata i ‘heshtën’ pesimistët. Një fjalë e urtë thotë: “Në qoftë se nuk keni dështuar asnjëherë, nuk keni provuar diçka të re”, shkruan Ana Media. Ju ftojmë t’i shihni…

ShowBiz

17/01/2014 00:55

Njerëzit e famshëm kanë ‘shpërthyer’ me kalimin e viteve. Fillimisht, një pjesë prej tyre nuk besohej se mund të arrinin diçka në jetë, por me kohë, ata i ‘heshtën’ pesimistët. Një fjalë e urtë thotë: “Në qoftë se nuk keni dështuar asnjëherë, nuk keni provuar diçka të re”, shkruan Ana Media.

Ju ftojmë t’i shihni disa prej figurave që e shkruan historinë e njerëzimit, prej të cilëve realisht nuk pritej shumë.

– Albert Einstein nuk foli asnjë fjalë deri sa u bë 4 vjeç dhe mësuesit e tij thanë që nuk ka për të qënë ndonjë nxënës i mirë.

– Michael Jordan, pasi e hoqën nga skuadra e basketbollit, shkoi në shtëpi, u kyç në dhomë dhe qau.

– Walt Disney, u pushua nga puna në një gazetë për “mungesë krijimtarie” dhe për “mungesë të ideve origjinale”.

– Steve Jobs, në moshën 30 vjeçare ngeli i shkatërruar pas heqjes nga puna nga kompania që filloi punë si teknik.

– Oprah Winfreyn e hoqën nga puna e saj si spikere lajmesh sepse nuk ishte e prerë per televizion.

– The Beatles nuk u pranuan nga studio diskografike Decca Recording sepse nuk u pëlqeu muzika e tyre dhe ata konsideruan se bendi nuk kishte të ardhme në biznesin e muzikës.