Dëshpëron Murray, nuk ia del të triumfojë në finale

Andy Murray ka dështuar që të fitojë turneun e ATP Sidneit që është duke u mbajtur në Australi.

Sport

15/01/2022 11:45

Britaniku ka humbur nga tenisti rus, Aslan Karatsev me sete 6-3 6-3.

Kjo është dëshpëruese për 34-vjeçarin pasi ai synonte titullin e tij të parë në tre vite, dhe përveç tjerash do ta shihte atë të rikthehej në top 100 të ranglistës botërore.

Trofeu i fundit i britanikut ishte ai në Antwerp të Belgjikës të fituar në vitin 2019.

Sidoqoftë arritja në finale pas një kohë të gjatë jep sinjale shpresëdhënëse për Murryan në prag të turneut të parë Grand Slam të vitit, Australian Open.

Murray ka në total 46 tituj të fituar, tre prej të cilëve janë të mëdhenjë Grand Slam, Wimbledonin dy herë dhe një herë fitues i US Open. /Lajmi.net/