Dëshpëron Asllani, eliminohet në raundin e parë
Hazir Asllani mënjanohet nga garat në raundin e parë Paraqitja e sportistit të dytë në Lojërat Evropiane "Baku 2015" ishte zhgënjyese.
Sport
Hazir Asllani, që bënë gara në sportin e shigjetarisë në garat e sotme që u zhvilluan në Stadiumin “Tofig Bahramov” nuk pati paraqitje të mirë në garaën individuale.
Ai pas përfndmitt të kësaj gare eleminatore ishte në pozitën e 64-të/të fundit/ me me 554 rrathë dhe është mënjanuar nga garat e mëtjeme. Pran tij ishte trajneri Agron Mala.
-Kjo është gara e parë zyrtare ndërkombëtare këtij niveli prandaj edhe nuk është pritur ndonjë sukses më i madh. Me sigururi në ardhmen duhet punuar më shumë për të arritur nivelet çfarë i kanë sprtistët e shteteve të tjera, raporton Zëri.
Tek ne ky është sport i ri dhe me kalimin e kohës gjerët mund të ndryshojnë. Vetë pjesëmarrja në këtë garë të këtij niveli, do të jetë një përvojë e mirë për aktivitetet e tjera që na presin, ka thënë, Agron Mala, trajner.
Pas dy orësh, përkatësisht/11,10/, këtu po në këtë stadiumin pritet të paraqitet garuesja, po ashtu në shigjetari, Lirije Sahiti.
Presim së paku ajo të ketë një paraqitje më dinjitoze. Në programin e pasdites, sot do të paraqitet boksieri, Naser Shala, që bënë gara në kategorinë 64 kilogram, kurse për kundërshtar do ta ketë përfaqësuesin e Turqisë, Adem Avçi. Takimi fillon në orën 15,45 sipas kohës në Kosovë.