Dëshmitarja shqiptare nuk paraqitet në seancën kundër Ivanoviqit

Seanca e sotme gjyqësore kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër të dyshuarve të tjerë, që do të duhej të fillonte në 9:30 nuk është mbajtur për shkak të mos prezencës së dëshmitares Hava Sejdijaj.

Lajme

11/09/2015 11:30

Trupi gjykues ka konfirmuar se dëshmitarja për shkaqe shëndetësore nuk ka qenë në gjendje të marr pjesë në seancën e sotme. Ndërkohë që po bëhet përpjekje që të gjendet dëshmitari i dytë, Behgjet Plakolli në mënyrë që seanca të fillojë me punë rreth orës 11:30. /Kosovapress