Dëshmitari i 88-të në Speciale dëshmon në seancë publike të hënën
Dëshmitari i 88-të në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojë në seancë publike. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i DhSK-së Christopher Bennett. “Dëshmia e dëshmitarit në të hënën do të jetë publike”, ka thënë Bennett. Në seancën e së enjtes, Halim Berisha,…
Lajme
Dëshmitari i 88-të në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojë në seancë publike.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i DhSK-së Christopher Bennett.
“Dëshmia e dëshmitarit në të hënën do të jetë publike”, ka thënë Bennett.
Në seancën e së enjtes, Halim Berisha, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dëshmitar në Speciale.
Ai fillimisht ishte planifikuar të dëshmojë me masa mbrojtëse, por me kërkesë të tij i janë hequr masat mbrojtëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se Berisha ishte intervistuar si i dyshuar në janar të vitit 2020, shkruan Albanian Post.
Më 17 shtator, Gjykata Speciale ka marrë vendim që të largojë 11 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe shtatë të tjerë të dëshmojnë me shkrim.
Nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri tani janë dëgjuar 84 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-zyrtarë të misioneve, ish-komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa sot do të ofrojë dëshminë dëshmitari i 85-të.