Dëshmitari flet se si Oliver Ivanoviq udhëhiqte një aksion të pushkatimit

Më shumë se 400 persona janë vrarë gjatë luftës së fundit në Mitrovicë, kurse për vrasjen e një numri të madh të tyre akuzohet politikani serb, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuar të tjerë.

Lajme

27/08/2014 21:20

Në këtë qytet jeton një numër i madh i dëshmitarëve të mbijetuar shqiptarë. Gani Xhakës i ishte vrarë gruaja në një aksion të forcave policore, ushtarake dhe paramilitare, të ndodhur në shkurt të vitit 1999.

Isa Mustafa është një prej të mbijetuarve. Ai ka parë nga afër Oliver Ivanoviqin derisa udhëhiqte një aksionin të pushkatimit. Oliver Ivanoviq, Dragolub Delibashiq, Nebojsha Vujaçiq, Ilija Vujaçiq dhe Aleksandër Vazoviq mohuan se kanë kryer krime në Mitrovicë.

Të gjithë këta ishin pjesë e strukturës shtetërore, derisa akuzohen për vrasjen e një numri të madh të civilëve të papërfshirë në luftë. Megjithëse Ivanoviq theksoi para gjykatës se është plotësisht i pafajshëm, pamjet e këtij televizioni aziatik e paraqesin atë teksa i shoqëruar nga rojat e urës, të cilat edhe i udhëhiqte, ndalon shkuarjen e shqiptarëve në pjesën veriore.