Dëshmia e 17-vjeçarit që u kap me armë dhe kokainë: Jemi të pajisur me snajpera!
Lazarati, Gjirokastra, por edhe e mbarë Shqipëria është tronditur gjatë ditës së sotme, teksa mësuan lajmin se një efektiv i forcave RENEA, Ibrahim Pasha humbi jetën gjatë operacionit policor në fshatin problematik, ndërsa dy kolegë të tij janë plagosur dhe janë nisur në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.
Lajme
Këto të fundit, dy efektivët e policisë të plagosur, Jetmir Isai dhe Perlat Ahmetaj bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën, raporton Albeu.
Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për një përplasje me armë mes forcave RENEA dhe një grupi të armatosur në fshat.
Kush qëlloi në drejtim të policisë?
Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, por nuk ka bërë me dije për publikun se kush janë këta persona, të cilët dyshohet se janë të rinj.
Zyrtarisht mësohet se është shoqëruar në polici 17-vjeçari Xhuliano Malo, person që është kapur në një automjet të bardhë dhe i janë gjetur armë dhe kokainë.
17-vjeçari Malo, madje ka postuar edhe në Facebook-un e tij foto nga zonat ku mbillet hashash.
Në dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë, adoleshenti Malo ka thënë se në fshat ndodhet një grup prej 15 personash, të moshës 14-25 vjeç, të pajisur me 6 snajpera.
Sipas informacioneve, të rinjtë janë shpërndarë nëpër zonat përreth Lazaratit, nëpër banesa dhe në malin e Sopotit.