Deshishku: VV i ka lënë 4 mijë punëtorë pa punë në Prishtinë
Ish-deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Shpend Ahmetin se kanë lënë 4 mijë punëtorë pa punë prej se e kanë marrë pushtetin në Prishtinë.
Lajme
Ai ka marrë shembullin e rënies së importit të armaturës, si fakt për të dëshmuar rënien e investimeve në Prishtinë.
Fakti se në vitin e kaluar janë importuar 250 mijë tonë armaturë, ndërsa në vitin 2014 vetëm 80 tonë deri tash, na jep një pasqyrë të ndaljes së punës jo vetëm në komunën e Prishtinës”, ka thënë Deshishku për emisionin “Fort” me Fidan Jupollin.
Sipas tij, për këtë situatë janë fajtore edhe politikat e qeverisë në largim.