Dëshironi të keni trup perfekt? Merrni shembullin e Chantelles
Disa javë më parë, Chantelle kishte një trup të themi të ‘deformuar’, me një bark të madh dhe të lëshuar, dhe këmbë katastrofale. Sidoqoftë, ajo është parë ditëve të fundit në plazh me bikini pink, teksa ajo që i çmendi të gjithëve, ishte forma e trupit të saj. 30 vjeçarja, për gjashtë javë ka arritur…
ShowBiz
Disa javë më parë, Chantelle kishte një trup të themi të ‘deformuar’, me një bark të madh dhe të lëshuar, dhe këmbë katastrofale.
Sidoqoftë, ajo është parë ditëve të fundit në plazh me bikini pink, teksa ajo që i çmendi të gjithëve, ishte forma e trupit të saj.
30 vjeçarja, për gjashtë javë ka arritur të bëjë një trup perfekt, i cili të bën të mendosh se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike, edhe pse një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Bukuroshja tashmë posedon linja perfekte, pasi barku i saj ka marrë formë të shkëlqyer, teksa këmbët e saj janë për tu admiruar, duke mos harruar këtu edhe formën e gjoksit.
“Unë nuk do gënjej – kam punuar shumë, por jam e lumtur që kam arritur një gjë të tillë. Është e pabesueshme se çfarë mund të arrini, kur e ndani mendjen për një gjë të tillë. Ndihem krenare me vetën time.”
Bukuroshja ka përdorur një dietë strikte duke ngrënë vetëm fruta, dhe natyrisht duke punuar shumë në palestër për shkrirjen e dhjamit. Të gjitha këto ajo i ka arritur për gjashtë javë.