Dëshironi të jetoni në Itali, 700 euro në muaj për 3 vite

Italia është një nga ekonominë e mëdha europiane, popullsia e së cilës pritet që të bjerë dhe më tej në 5 vitet e ardhshme.

Bota

13/09/2019 17:10

Një rajon i nënpopulluar në Itali u ofron të ardhurve të rinj 700 euro në muaj për 3 vite nëse do të pranojnë të jetojnë në fshatrat e tij.

Megjithatë ka disa kushte: fshati duhet të ketë më pak se 2 mijë banorë dhe të rinjtë e ardhur duhet të angazhohen për të hapur një bzines.

“Ne duam të bëjmë më shumë, ne duam që njerëzit të investojnë këtu dhe jo të bëjmë bamirësi. Ata mund të hapin çdo lloj aktiviteti, furrë buke, restorant, çdo gjë. Është një mënyrë për të rikthyer jetën në fshatrat tanë e për të rritur popullsinë” është shprehur Donato Toma, presidenti i rajonit të Molises për “The Guardian”.

Toma ka njoftuar gjithashtu se secili fshat me më pak se 2 mijë banorë do të marrë 10 mijë euro në muaj të cilat mund t’i përdorë për ndërtime dhe për të promovuar aktivitete kulturore, transmeton Scan.

“Nuk është vetëm një çështje e shtimit të popullsisë. Njerëzit duan gjithashtui infrastrukturë dhe arsye për të qenduar përndryshe do kthehemi aty ku kemi qenë”, tha ai, përcjell albinfo.ch.

Sipas Institutit të Statistikave në Itali, Molise me një popullsi 305 mijë banorë, është mes rajoneve që ka humbur më shumë banorë në vitet e fundit. Më shumë se 9 mijë persona kanë ikur.

Në vitin 2018, më shumë se 2 mijë e 800 banorë janë ndarë nga jeta ose kanë lëvizur në rajone të tjera, 1 mijë më shumë se viti paraardhës.

Italia është një nga ekonominë e mëdha europiane, popullsia e së cilës pritet që të bjerë dhe më tej në 5 vitet e ardhshme. Në përpjekje për të ringjallur fshatrat, shumë kryebashkiakë kanë hapur dyer për shtëpitë që kanë boshe për azilkërkuesit që kanë kaluar Mesdheun përmes Libisë.

Nuk mungojnë as strategji të tjera, si ajo për shitjen e shtëpive të braktisura me çmimin simbolik 1 euro.