Deshën të pastronin arën e tyre nga shkurret, zjarri përfshiu 10 hektar pyll
Policia e Kosovës ka njoftuar për djegien e rreth 10 hektarë pyjeve nga disa persona që deshën të pastronin vetëm arën e tyre nga shkurret.

Lajme
Ndodh shpesh që peronat t’i vënë zjarrin arës së tyre, me qëllim që të pastrojnë atë nga shkurret dhe mbetjet tjera. Por, nganjëherë, veçmas atëherë kur temperaturat janë shumë të larta, mjafton një shkëndijë e vogël për të djegur tërë pyllin.
Kështu ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Partesh, ku dy të dyshuar i kanë vënë zjarrin arës së tyre, por më pas flaka ka përfshirë pyllin e tërë, transmeton lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin aq sa ka mundur. (lajmi.net)