Deschamps për të ardhmen e tij: Është herët të flasim, jemi të fokusuar për të kaluar në gjysmëfinale

Didier Deschamps është pyetur së fundi për të ardhmen e tij në krye të kombëtares së Francës. Tekniku francez tha se është ende herët të flitet për këtë çështje dhe se, aktualisht, synimi i vetëm është kalimi në gjysmëfinale, transmeton lajmi.net. “Jam shumë falënderues për besimin, por nuk është koha që të flitet për të…

Sport

09/12/2022 11:07

Didier Deschamps është pyetur së fundi për të ardhmen e tij në krye të kombëtares së Francës.

Tekniku francez tha se është ende herët të flitet për këtë çështje dhe se, aktualisht, synimi i vetëm është kalimi në gjysmëfinale, transmeton lajmi.net.

“Jam shumë falënderues për besimin, por nuk është koha që të flitet për të ardhmen time”, tha fillimisht ai.

“Ne thjesht duam që të mbërrijmë në gjysmëfinale, ky është synimi ynë tash për tash”, përfundoi ai. /Lajmi.net/