Deschamps merr një vendim të rëndësishëm për yllin e Bayern

Selektori i Francës, Didier Deschamps, ka marrë një vendim të rëndësishëm për yllin e Bayern Munich, Kingsley Coman.

Sport

23/03/2019 21:18

 

Coman ka vuajtur shumë me dëmtimet në këto pak vite karrierë, dhe së fundmi nuk është në gjendjen më të mirë fizike.

Si pasoj e këtyre situatave, Deschamps ka thënë se nuk do të rrezikojë duke inkuadruar të riun Coman.

“Kinglsey ndjeu disa probleme me shpinën dhe e largova atë” ka thënë Deschamps për ‘RMC Sports’ transmeton lajmi.net.

“Ai nuk mund të lëvizte lirshëm. Nuk jam këtu për të dhënë shanset” ka thënë tutje francezi.

I dëshpëruar nga lëndimet, në fillim të këtij sezoni Kingsley Coman kishte thënë se nëse edhe një dëmtim serioz i paraqitet, atëherë ai do të pensionohet nga futbolli.

Kujtojmë se Coman është vetëm 22 vjeçar dhe pensionimi i tij do të ishte i dhimbshëm. /Lajmi.net/