Deschamps llogarit në Riberyn

Selektori i Francës, Didier Deschamps beson se ka ende kohë të mjaftueshme që Franck Ribery të ndërrojë mendjen pas pensionimit ndërkombëtar, në mënyrë që të luajë në Euro 2016.

Sport

22/08/2014 14:42

Selektori i Francës, Didier Deschamps nuk e ka humbur shpresën se mesfushori Franck Ribery do të rikthehet për të luajtur sërish me ekipin Kombëtar.

Ylli i Bayern Munichut ka vendosur të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar duke u përqendruar tek gjiganti bavarez. Por, Deschamps beson se ende ka shanse që Ribery ta ndërrojë mendjen.

“Franck e mori vendimin e tij por deri në Evropian janë edhe dy vjet. Ka ndodhur edhe në të kaluarën kur një futbollist ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar e pastaj e ka ndërruar mendjen”, deklaroi Deschamps për mediat franceze.

“Në këtë periudhë ai duket se ka nevojë për diqka tjetër, ndoshta një ditë do ta ndërrojë mendjen, do të shohim”, u shpreh ai.