Deschamps lavdëron Shqipërinë

Selektori i Francës, Didier Deschamps lavdëron Shqipërinë dhe thotë se futbollistët e ekipit kuqezi tani luajnë në skuadra më të mira.

Sport

14/11/2014 11:02

Selektori i Francës, Didier Deschamps ka lavdëruar Shqipërinë para ndeshjes së sotme miqësore me ekipin kuqezi.

Strategu i Trekolorëve ka theksuar se Shqipëria është në mesin e ekipeve të mira dhe ka futbollistë kualitativë që luajnë në shtete të zhvilluara të Evropës.

“Shqipëria është në mesin e ekipeve më të mira. Vetëm shikoni se ku janë futbollistët e tyre, ata luajnë në Evropë, shumë në Itali, disa në Zvicër”, deklaroi Deschamps.

“Besoj se vetëm një futbollist i tyre nga formacioni bazë luan në Shqipëri. Andaj, kualiteti i futbollistëve shqiptarë është larg më i mirë tani për shkak se luajnë në skuadra më të mira”, u shpreh ai.