Deschamps: Griezmann i nënvlerësuar, nuk ndikohet nga zërat që e lidhin me Barcën

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka komentuar yllin francez Antoine Griezmann.

Sport

18/03/2019 23:16

Sipas Deschamps, ylli i Atletico Madrid është i nënvlerësuar, dhe meriton më shumë çmime për lojën e tij.

Gjithashtu, ai ka thënë se zërat që po e lidhin me një kalim tek Barcelona nuk do t’i ndikojnë lojtarit të tij.

Deschamps beson se Griezmann do të mbetet me fokusin maksimal edhe pas spekulimeve të fundit.

“Unë bisedoj gjithçka me të. Ai është i relaksuar dhe gjithmonë tregon maturi” ka thënë Deschamps në konferencën për medie, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka ndonjë problem me Antoine. Çfarë ndodhi para Kupës së Botës, nuk e ndaloi atë që ta kryente punën e tij dhe të fitonte Kupën” ka thënë tutje ai.

Griezmann ka shënuar 18 gola në të gjitha kompeticionet me Atleticon këtë sezon, por humbja ndaj Bilbao e la skuadrën e tij me 10 pikë prapa liderëve të La Liga. /Lajmi.net/