Derrick Rose do t`i nënshtrohet një ndërhyrje në kyçin e këmbës

Basketbollisti i New York Knicks, Derrick Rose pritet t`i nënshtrohet një ndërhyrje në kyçin e këmbës së djathtë, njoftoi skuadra sot në Twitter.

Sport

25/02/2022 22:00

Ekipi nuk dha detaje. Ata thanë se do jetë një ndërhyrje e vogël dhe nuk caktuan asnjë afat kohor për rikthimin e tij.

Rose është shfaqur 26 ndeshje për Knicks. Hera e fundit që ai ka luajtur është më 16 dhjetor, përcjell lajmi.net.

Sipas raporteve të fundit pritej që amerikani të rikthehej në aksion, por që nuk ndodhi diçka e tillë.

Derrick Rose ka një histori të gjatë lëndimesh, që nisën prej kur ai ishte pjesë e Chicago Bulls. Rose është MVP më i ri në histori të NBA dhe mund të ishte në mesin e më të mirëve të të gjitha kohërave, po të mos ishte për këto lëndime.

Kanë mbetur edhe gjashtë javë në sezonin e rregullt, mbetet të shihet se a do mund të rikthehet Rose këtë sezon apo jo./Lajmi.net/