Derrick Rose dhe Pistons mposhtin Rockets përkundër 39 pikëve të Harden

Detroit Pistons kanë shënuar një fitore të madhe kundër Houston Rockets.

Sport

15/12/2019 09:01

Performancat e shkëlqyera të Derrick Rose kanë vazhduar edhe mbrëmë, kur lojtari mori kontrollin e lojës në qerekun e katërt, për t’i dhënë fitoren Pistons, kundër Houston Rockets të James Harden.

Pistons arritën që të mbyllin ndeshjen me rezultatin 115-107, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, Rose regjistroi 20 pikë dhe shtoi 12 asistime, duke u ndihmuar edhe nga Luke Kennard që regjistroi 22 pikë dhe shtatë kërcime.

Tek Houston Rockets, lideri ishte James Harden, i cili kontribuoi me 39 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime.

Kjo fitore në udhëtim ishte e rëndësishme për Pistons, derisa Derrick Rose po vazhdon me hapa të mirë drejt rikthimit në formën që i siguronte çmimin e MVP. /Lajmi.net/