Derisa politikanët nuk paguajnë bileta VIP, Kololli i refuzoi 5 bileta nga FFK: I bleu 20 për familjarët e tij

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili ka një kapacitet prej 12 mijë e 500 ulësesh, biletat u shitën shumë shpejt për ndeshjen me Bullgarinë.

Sport

28/03/2019 18:55

“Ne filluam nga pozita të poshtme, por ne mund të shkojmë shumë lart”, shpjegon Benjamin Kololli për “LeMatin.ch”, i cili ka nëntë paraqitje me Kosovën, me të cilën ka shënuar tre gola.

Kololli zbulon se i janë ofruar pesë bileta nga Federata e Futbollit të Kosovës, por ai thotë se ka blerë 20 të tilla për anëtarët e familjes së tij.

Në ndeshjen e ardhshme, më 7 qershor, Kosova në grupin A do të përballet me Malin e Zi në Podgoricë.

Përveç eliminatoreve, Kosova e ka edhe rastin tjetër të kualifikohet në “Euro 2020” nga ndeshja me Maqedoninë në play-offin e Ligës së Kombeve në marsin e vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/