Deri të mërkurën verë, temperaturat 31 gradë

Deri të mërkurën ngrohtë e të enjten shi e shkarkime rrufesh. Ky është raportimi i fundit i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku thuhet se vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën ndikimin e fronteve të ngrohta të ajrit.

Lajme

03/05/2015 17:25

IHMK thotë se temperaturat do të shkojnë deri në 31 gradë celsius.

“Vranësirat për shkak të temperaturave të larta dhe shkallës së lartë të avullimeve, do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh (ditën e enjte). Temperaturat minimale dhe maksimale nga dita e hënë e deri të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 7C deri 10C celsius, kurse maksimalet e ditës gjatë kësaj periudhe, do të lëvizin ndërmjet 28C deri 31C”, thuhet në raportin e IHMK-së.

Ndërsa nga dita e enjte e deri të dielën, temperatura minimale do të lëviz ndërmjet 4C deri 7C celsius, kurse, maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18C deri 22C celsius.

Instituti ka paraparë që të dielën vende-vende ka mundësi për riga të izoluara të shiut.

Në gjysmën e parë të javës do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, kurse në pjesën e dytë të javës do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

IHMK thotë se kjo javë e nxehtë do të jetë me temperatura të volitshme dhe me kushte të favorshme për të mbjellat pranverore.