Deri tani 35 policë të lënduar (Foto)

Në protestën, e cila ka për organizator kryesor Lëvizjen Vetëvendosje, ka edhe policë të lënduar. 

Lajme

27/01/2015 13:57

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës, ka mbetur i shtrirë në sheshin “Nënë Tereza” për disa minuta rresht, ku ka pësuar lëndime të rënda. 

Siç raporton gazetari i KosovaPress nga protesta, polici i lënduar rëndë është dërguar me një mjet të autoambulancës. 

Po ashtu, thuhet se edhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar nga mjetet e forta të hedhura nga protestuesit.

—————————————–

Burime të lajmi.net, bëjnë të ditur se deri tani është konfirmuar se numri i policëve të lënduar ka arritur në të paktën 35.  

Në fotografi të ndryshme të bëra gjatë protestës, shihen policët që kanë marrë lëndime, disa prej tyre futen në ambulancë në oborrin e qeverisë.