Deri në orën 17:00 votuan 17.50 për qind
Lista Serbe ka njoftuar se në Mitrovicën e Veriut, deri në orën 17:00 votuan 17.50 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Lajme
(E Plotësuar: 19:00)
Zëdhënësi i Listës Serbe, Aleksandar Spiric, ka thënë se deri në orën 17 kanë votuar 4.975 qytetar apo 17.50 për qind.
“Presim që numërimi i fletëvotimeve do të bëhet në Mitrovicën e Veriut. Besojmë që kjo do të respektohet ashtu siç është bërë më 1 dhjetor”.
___________
Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se deri në orën 15:00, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 4091 qytetarë me të drejtë vote, ose 14.39 për qind.
Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka pohuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht dhe pa ndonjë incident.
Sipas KQZ’së, deri në orën 11:00, ndërkaq, nga 28 mijë e 429 votues, kanë votuar 1 mijë e 534 prej tyre, ose 5.4 për qind.
Krahasuar me zgjedhjet e tre nëntorit të vitit të kaluar, në këto zgjedhje ka rritje të qytetarëve që u janë drejtuar kutive të votimit.