Deri në 2050 do të ndryshojë rrënjësisht klima e Ballkanit Perëndimorë, përfshihet edhe Kosova

Vendet e Evropës Juglindore do të shohin rritje të mprehta në temperaturat mesatare të çdo zone të madhe urbane, kjo sipas një studimi të ri.

Bota

19/07/2019 12:45

Ky studim i publikuar dhe i bazuar në laboratorin e “Crother” të Zurichut të Zvicrës, ka shikuar ndryshimet e gjendjes së klimës në 520 vendet më të mëdha botërore, si pasoj e ndryshimit të klimës.

Autorët e këtij studimi po synojnë që njerëzit të marrin me mend efektet  e ndryshimit të klimës duke i parashikuar cilat qytete dhe qendra urbane të sotme do të i kenë këto ndryshime deri në vitin 2050, dhe pothuajse në të gjitha rastet pritet një rritje të temperaturave, përkatësisht deri në 7-8 C, raporton “Intellinews”.

“Analiza e jonë zbuloi se më shumë se 77% e qyteteve të botës kanë gjasa të përjetojnë një ndryshim sa i përket kushteve klimatike deri 2050-tën, përderisa 22% (kryësisht në rajonet ekuatoriale), do të përjetojnë ndryshime që aktualisht nuk janë të pranishme në asnjë qytet të botës”, transmenton lajmi.net.

Lublanja kryeqyteti i Sllovenisë parashikohet të shohë rritjen më të madhe të temperaturave maksimale në muajt e ngrohtë, përafërsisht një rritje deri 8 C.

Qytet tjera të Ballkanit perëndimor parashikohen të kenë rritje ekstreme të temperaturave në 31 vitet e ardhshme.

Vendet e tjera si Sarajavea, Bosnja, Beogradi, po ashtu do të preken nga këto ndryshme dhe rritje të temperaturave. Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana pretendohet se do të përjetoj një rritje të vogël ku temperaturat do të rriten për 1.9 C, por kjo është e mjaftueshme për të pasur një klimë të ngjashme sikur në vendet e Amerikës juglindore./Lajmi.net/