Deri në 10:00, votojnë 3 për qind e serbëve të Kosovës

Serbët e Kosovës kanë nisur votimet në Zgjedhjet Parlamentare Serbe. Deri në orën dhjetë tani kanë votuar 3.147 apo rreth 3 për qind të votuesve. Në të gjithë territorin e Kosovës do të jenë të hapura 10 qendra të grumbullimit.

Lajme

16/03/2014 12:09

Përqindja e numrit të serbëve të Kosovës që kanë dal në votim deri në orën 10 ka qenë 3 mijë 147 votues apo rreth 3 për qind.

Zëdhënësi i Misionit të OSBE’së, Nikola Gaon, ka thënë për agjencinë Beta se në Kosovë deri në orën dhjetë kanë votuar 3.147 nga 107.958 sa janë të regjistruar në total.

Zgjedhjet Parlamentare të Serbisë janë duke u mbajtur në 10 Qendra Grumbullimi.

Më herët, Zëvendëssekretari i Komisionit Qendror Zgjedhor të Serbisë, Veljko Odalovic, kishte deklaruar se të drejtë të vote në këto zgjedhje në Kosovë kanë 107.958 qytetar të cilët do të votojnë në 17 komuna dhe 90 vendvotime.