Deri më 7 dhjetor afati për dorëzimin e listave për kandidatët e zgjedhjeve të parakohshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se partitë politike kanë afat deri më 7 dhjetor 2025 për ta dorëzuar listën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor. Përmes këtij njoftimi, KQZ ua rikujtoi partive politike se do t’u duhet që…

Lajme

02/12/2025 11:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se partitë politike kanë afat deri më 7 dhjetor 2025 për ta dorëzuar listën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor.

Përmes këtij njoftimi, KQZ ua rikujtoi partive politike se do t’u duhet që t’i formulojnë tanimë listat në mënyrë që të respektohet pastaj afati i vendosur për dorëzim, transmeton lajmi.net.

Më 17 dhjetor nis edhe fushata elektorale, për zgjedhjet nacionale në vend.

Njoftimi i KQZ-së:

Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve është deri më 7 dhjetor 2025

Aplikimi bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://apliko.kqz-ks.org 

Për informata shtesë:✉️[email protected]☎️+383 38 200 81 010🕗08:00 – 16:00./Lajmi.net/