Dërguti ultimatum qeverisë: Keni afat deri më 9 janar (Video)

Procesi gjyqësor është fund e krye politik, e kemi thënë disa herë, tha nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti, në një lidhje telefonike për emisonin Rrokum Roll.

Lajme

06/01/2016 21:52

“Nuk i zihet besë me qëndrua asnjë minutë në krye të këtij vendi”, tha ajo.

“Në fillim kemi menduar se nuk e kanë ditur çka shkakton kjo marrëveshje, por tash që edhe pas vendimit të Kushtetueses po e mbrojnë këtë marrëveshje, ata bëhen kriminel të vetëdijshëm që duan ta rrënojnë Republikën e rendin Kushtetues”, gjykoi Dërguti.

“Nuk ka ma dileme se kjo marrëveshje është antikushtetuese”, tha ajo.

Sipas saj, Mustafa me formën qe ka ardhur në krye të LDK-së dhe zgjedhjen e PDK-së si pjesë e koalicionit, nuk ka më vend me u kthy në partinë e tij, dhe me çdo kusht po dëshiron të qëndrojë në postin e Kryeministrit.

“Prandaj Thaçi nuk e paraqet figurën e unitetit”, tha Dërguti lidhur me deklaratën e Thaçit se partitë opozitare janë parti të vogla dhe të frustruara për pushtet.

Edhe njëherë Dërguti përsëriti qëndrimin e opozitës, duke thane se 9 janari është fundi i kësaj Qeverie.

“Besoj qe qytetaret e Kosovës si asnjëherë ma pare janë vetëdijesua për dëmet e dy marrëveshjeve, e ky asht suksesi ma i madh i opozitës”, tha Dërguti.

E pyetur pse është e bindur qe protesta e 9 janarit ka me qene masive, Dërguti tha “ne baze te thirrjeve e shkrimeve qe po me bahen nga njerëz te ndryshëm, te cilët thonë se kane me ardh me familje, për atë jam e bindur qe ka me qene masive”, sqaroi Dërguti.

“Jam shume entuziaste per me marre pjese, por kete ka me vendose Levizja Vetevendosje”, tha Derguti ne pyetjen e moderatorit Jupolli se a ka me marre pjese ne protesten e 9 Kallnorit.

YouTube player