‘Derby della Madonina’: Këto pritet të jenë formacionet e skuadrave

Milan dhe Inter do të përballen sonte me fillim nga ora 20:45.

Sport

17/03/2019 11:00

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për xhiron e 28-të në kampionatin italian, Serie A.

Përveç rivalitetit historik mes rivalëve të qytetit të Milanos, rëndësia e madhe do të jetë edhe për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Milan po kalon në një formë të jashtëzakonshme këtë vit kalendarik, dhe ka tejkaluar Interin në renditjen tabelare, duke mbajtur tani vendin e tretë.

Në anën tjetër, Luciani Spalletti është në një krizë të rezultateve, dhe një humbje sot do ta rrezikonte seriozisht pozitën e tij.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme për derbin e qytetit të Milanos. /Lajmi.net/

Milan (4-3-3): G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Suso, Piatek, Calhanoglu

Inter (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Borja Valero, Perisic; Lautaro Martinez /Lajmi.net/