Derbi i zi i Madridit

Real Madrid bëri një hap të madh drejt kualifikimit për në finalen e Copa del Rey pas fitores së thellë 3:0 ndaj Atletico Madridit, në Santiago Bernabeu në duelin e parë të gjysmëfinales. Fati buzëqeshi për Los Blancos pasi dy prej golave të tyre erdhën pas devijimeve të futbollistëve kundërshtarë. Por, ballafaqimi la një hije…

Sport

06/02/2014 08:47

Real Madrid bëri një hap të madh drejt kualifikimit për në finalen e Copa del Rey pas fitores së thellë 3:0 ndaj Atletico Madridit, në Santiago Bernabeu në duelin e parë të gjysmëfinales.

Fati buzëqeshi për Los Blancos pasi dy prej golave të tyre erdhën pas devijimeve të futbollistëve kundërshtarë.

Por, ballafaqimi la një hije të keqe pas incidenteve të shumta që përfshinë mbrojtësit e Realit, Pepe e Alvaro Arbeloa dhe sulmuesin e Atleticos, Diego Costa.

Në një rast, Pepe i ‘fryu hunëve’ para fytyrës së brazilianit të natyralizuar në spanjoll, kurse në një tjetër, Arbeloa e shkeli nga prapa në shputën e këmbës, edhe ky pa u sanksionuar nga gjyqtar.

Ballafaqimi shkoi keq për Costan i cili u ndëshkua me një karton të verdhë pas një dyluftimi me Angel di Marian dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit.