‘Derbi i zbehtë’: Ndahen pikët në ‘Fadil Vokrri’ – Prishtina dhe Ballkani luajnë pa gola
Derbi i shumëpritur mes Prishtinës dhe Ballkanit, as nuk iu afrua pritshmërive.
Sport
Në ‘Fadil Vokrri’, dy skuadrat e para të Superligës nuk arritën të shënojnë asnjë gol, madje as nuk krijuan shumë raste shënimi, duke bërë që kryendeshja e javës të mbyllet 0:0, shkruan lajmi.net.
Armend Dallku dhe Ismet Munishi duket se kishin kalkuluar më shumë sesa duhet, me skuadrat e tyre që nuk lëshoheshin shumë përpara dhe nuk krijonin shumë për të gjetur golin.
Ballkani administroi më mirë në 45 minutat e para të ndeshjes, por nuk tregoi diçka konkrete.
Në pjesën e dytë, Prishtina luajti diçka më mirë. Kryeqytetasit arritën të gjejnë një herë golin me anë të John, por goli i tyre u anulua si pasojë e pozitës jashtë loje.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit u mbyll me rezultatin 0:0, me rreth 7 mijë tifozët e pranishëm që nuk patën fatin të shohin ndonjë gol.
Ky barazim më së shumti i shkoi përshtati skuadrës së Dritës. Tashmë, Ballkani numëron 41 pikë për pozitën e parë në tabelë, kurse Prishtina shkon në 38 pikë për pozitën e katërt në tabelë. /Lajmi.net/