Derbi i Unitedit
Manchester United ndali serinë pozitive të Arsenalit në krye të Premierligës pasi goli nga ish sulmuesi i skuadrës londineze, Robin van Persie ia siguroi fitoren ndaj rivalit. United kaloi në epërsi pas 27 minutash lojë kur sulmuesi holandez u ngrit mbi mbrojtjen e Arsenalit duke realizuar me kokë pas një harkimi nga korneri i partnerit…

Sport
Manchester United ndali serinë pozitive të Arsenalit në krye të Premierligës pasi goli nga ish sulmuesi i skuadrës londineze, Robin van Persie ia siguroi fitoren ndaj rivalit.
United kaloi në epërsi pas 27 minutash lojë kur sulmuesi holandez u ngrit mbi mbrojtjen e Arsenalit duke realizuar me kokë pas një harkimi nga korneri i partnerit sulmues Wayne Rooney, nga krahu i majtë.
Arsenali rrallë herë e kërcënoi portierin David de Gea, ku sulmuesi Olivier Giroud ishte më së afërmi por goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Rezultati e ngjit Unitedin në pozitën e pestë, pesë pikë më pak se Arsenali, që tani ka vetëm dy pikë më tepër se Liverpool.
Menaxheri i Unitedit, David Moyes nuk e aktivizoi fare Adnan Januzajn, për ndeshjen e dytë të njëpasnjëshme pas asaj në mesjavë kundër Real Sociedadit në kuadër të Ligës së Kampionëve.