Derbi i Pejës

Derbi problematik mes Pejës dhe Sigal Prishtinës i takoi vendasve që fituan me rezultat 83:78. Kështu, kampioni i Kosovës në basketboll ia shkaktoi skuadrës nga kryeqyteti humbjen e parë gjatë këtij edicioni pas 10’të xhirosh në ETC Superligën e Kosovës. Mirëpo, pavarësisht triumfit të ekipit nikoqir, dueli do të kujtohet më tepër për problemet e…

Sport

30/11/2013 19:11

Derbi problematik mes Pejës dhe Sigal Prishtinës i takoi vendasve që fituan me rezultat 83:78.

Kështu, kampioni i Kosovës në basketboll ia shkaktoi skuadrës nga kryeqyteti humbjen e parë gjatë këtij edicioni pas 10’të xhirosh në ETC Superligën e Kosovës.

Mirëpo, pavarësisht triumfit të ekipit nikoqir, dueli do të kujtohet më tepër për problemet e mëdha që solli.

Në çerekun e katërt, 5 minuta e 19 sekonda para fundit, Peja e lëshoi parketin pas vendimit të gjyqtarëve për zbrazjen e sallës pas hedhjeve dhe sharjeve nga tribunat.

Mirëpo, pas rreth gjysmë ore pauze, ekipet u rikthyen në parket dhe në fund triumfuan vendasit, që ndërprenë serinë prej nëntë fitoreve të Sigal Prishtinës.

Vazhdon ndeshja

Vetëm pak kohë pas tërheqjes nga parketi pas vendimit të gjyqtarëve për zbrazjen e sallës, Peja është rikthyer për ta përfunduar ndeshjen kundër Sigal Prishtinës.

Peja është rikthyer në parket për të vazhduar ndeshjen kundër Sigal Prishtinës, edhe pse pak minuta më parë e braktisën sallën në shenjë pakënaqësie për vendimin e gjyqtarëve për zbrazjen e sallës.

Tërhiqet Peja

Ndeshja ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, e vlefshme për xhiron e 10-të të ETC Superligës së Kosovës në basketboll, u ndërpre 5 minuta e 19 sekonda para fundit.

Skuadra nikoqire në shenjë pakënaqësie për vendimin e gjyqtarëve për zbrazjen e sallës, e lëshoi parketin.

Rezultati ishte në epërsi të Pejës, 70:66.

Gjyqtarët dhanë urdhër për zbrazjen e ‘Karagaçit’ pas fyerjeve dhe hedhjeve të gjësendeve të forta në parket dhe ky vendim revoltoi krerët e skuadrës kampione të Kosovës në basketboll, që vendosën të tërhiqen.